Në datën 11 dhjetor në KLP do të zhvillohen intervistat me katër prokurorët që kandidojnë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, pas largimit të Altin Dumanit.
Për pozicionin e kreut të SPAK kandidojnë Klodian Braho, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj. Fillimisht, ishte diskutuar që intervistat të mbaheshin më 4 dhjetor, por më pas data u shty dhe u caktua më 11 dhjetor.
Po në këtë ditë pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zgjedhë me votim kreun e ri të SPAK, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor./euronews.al
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...