Opozita ka vendosur që të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare, e katërta në rradhë dhe e 10 së bashku me tubimet para godinës së parlamentit gjatë seancave plenare.
PD dhe aleatët kanë vendosur që ta organizojnë protestën e madhe të rradhës më datë 11 maj. Deri më tani ende nuk ka detaje për orën dhe mënyrën sesi do të procedohet gjatë tubimit.
Kujtojmë se këtë të enjte Lulzim Basha ka deklaruar se opozita nuk do të hyjë në zgjedhje pa një parakusht, largimin e kryeministrit si dhe kushtin se zgjedhjet do duhet të jenë të lira dhe të ndershme.
Opozita ka kërkuar një qeveri tranzitore për të mundësuar zgjedhje të lira teksa sot Basha ka deklaruar për herë të parë se shumë shpejt do të publikohet dhe platforma mbi detyrat dhe formatin e kësaj qeverie.
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...