Në banesat e tre të të arrestuarve dy ditë më parë në Greqi, si vrasës me pagesë janë ushtruar kontroll, ku janë gjetur armë dhe municione ushtarake.
Gjatë kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit në Gjirokastër, në banesën e 45-vjeçarit Dhimitër Meçi janë gjetur 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.
Sipas policisë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dhimitër Meçi 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër, Andrea Brokeri 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; Fatjon Prendi 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”/tch
Meloni nxjerr në ankand edhe shallin e Edi Ramës
Shtëpia e Bardhë përcjell zhgënjimin e Trumpit me Ukrainën d...
Pas largimit nga Peja, Malcolm Armstead i bashkohet Bashkimi...
Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me b...
Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sigal Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Rahovecit