Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Shqipërisë u takua me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Marrëveshja e Prespës u cek si marrëveshje historike që i hapi perspektivat historike të Maqedonisë së Veriut në NATO, ku edhe u dha mbështetja e plotë për integrimet e Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
Zaev falënderoi për ratifikimin e shpejtë të protokollit për hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin e Shqipërisë dhe ceku se qytetarët kanë nisur t’i ndjejnë përfitimet.
“Thyem çdo rekord për investimet e huaja, është rritur BVP-ja, është ulur papunësia, rriten pagat. Tani duhet t’i përmbushin reformat kyçe. Presim BE t’i vlerësojë këto rezultate të Republikës së Maqedonisë së Veriut në qershor”, tha Zaev.
Ai shprehu se përgjegjësia është edhe e pushtetit edhe e opozitës. Në mbledhje u theksua se dialogu është i rëndësishëm për zhvillimin demokratik të shteteve dhe perspektivave të tyre evropiane.
Në takim u theksua se qeveritë e dy vendeve punojnë në mënyrë intensive për bashkëpunimin ekonomik.
Përndryshe, kryeministri Zoran Zaev është për vizitë zyrtare në Tiranë me zëvendëskryeministrin e Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmanin, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zëvendësministrin, Vlladimir Lazovski.
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...