Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se vendimi për të vënë Fatmir Xhafajn ministër të Brendshëm është një akt lufte kundër opozitës dhe gjithë shqiptarëve që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Basha u shpreh se ky është vendim i çmendur i qeverisë së Edi Ramës. Lideri i opozitës shtroi pyetjen nëse mund të ketë zgjedhje kur shkon nga shiu në breshër, çka do të thotë se për Bashën, Xhafaj është me keq se Tahiri, raporton Lapsi.al
Basha shkon më tej duke thënë se Tahiri ishte i lidhur me drogën, por situata përkeqësohet kur në vend të tij vjen një xhelat i diktaturës si Fatmir Xhafaj.
Sipas Bashës, zgjedhje të lira dhe të ndershme me xhelatë të diktaturës nuk do të ketë, pasi këta ish-funksionarë të sistemit diktatorial, që kundërshtonte zgjedhjet e lira, nuk mund t’i garantojnë ato.
“Qeverisë së njollosur me xhelatët e diktaturës po i vjen fundi i sigurtë!”- kulmoi Basha.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...