Operacionet e fundit të policisë së shtetit të gjithë territorin kanë qenë në fokus të qëndrimeve të fundit që Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, Fatmir Xhafaj ka mbajtur gjatë një postimi në twitter.
Ministri Xhafaj ka thënë se kush do të guxojë të bëjë “të fortin” përballe shtetit, policia do t’ia “nxije” jetën.
Ministri i Brendshëm paralajmërojë madje se shumë shpejt do të prezantohet një tjetër paketë antikrim me masa edhe më të ashpra.
“Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata “Të fortët” e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj “të fortin” përball shtetit, Policia do t’i “nxijë” jetën!“Forca e Ligjit” në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!” ka thënë ministri i Brendshëm./vizion plus
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...