Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij për Kombëtaren e Kosovës përballë Turqisë, e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Haradinaj ka thënë se i gjithë kombi shqiptar është me Kosovën.
“Sonte i gjithë kombi është me ju. Fitojeni këtë betejë, shkruani historinë. FORCA KOSOVË”, ka shkruar Haradinaj.
Kosova sonte do të luajë me Turqinë finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...