Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën Transballkanike, ku një automjet ka përplasur një grua rreth 57 vjeç, teksa ajo po kalonte në vijat e bardha. Sipas dëshmitarëve, makina ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe nuk ka ndaluar, duke e goditur qytetaren.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, duke e braktisur mjetin. Aktualisht, identiteti i drejtuesit nuk është bërë ende i ditur nga policia.
E dëmtuara ka pësuar lëndime, kryesisht në njërën këmbë, dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit, i cili është larguar nga vendi i aksidentit./rtsh
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...