Presidenti Bujar Nishani përmes një konference për shtyp ka konfirmuar dekretimin e 4 emrave të propozuar nga kryeministri Rama për të zëvendësuar ministrat e larguar.
Por edhe pse e ka cilësuar si të papërshtatshme kandidaturën e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, Nishani u shpreh se nuk mund ta kthente propozimin. Qëndrimi i Kreut të Shtetit ka ardhur pas një sërë deklaratash dhe akuzash nga eksponentë dhe kreu i PD që e lidhin emrin e Xhafajt me hetimet dhe torturat në kohën e komunizmit.
“Ka pasur dëshmi shqetësuese, të cilat e akuzojnë për ushtrim dhune dhe torturë gjatë hetimeve, jo vetëm ndaj atyre që hetohen, por edhe familjarëve. Sipas dëshmive ky hetim fokusohet për reagimet pas vdekjes së diktatorit”, u shpreh Presidenti Nishani.
Por edhe siç shprehet vetë ai, Kreu i Shtetit nuk mund ta rrëzojë kandidaturën e Xhafajt si ministër i Brendshëm, kjo pasi nuk ka asnjë pikë të Kushtetutës që do ta lejonte atë duke e lënë këtë vendim në dorë të Parlamentit.
“Kandidatura e Xhafajt për mua është e papërshtatshme. Unë do ta refuzoja këtë kandidaturë, por kushtetuta nuk ma jep këtë të drejtë, unë besoj dhe shpresoj që institucioni që vlerëson kandidaturat që është parlamenti do të gjykojë dhe vlerësoj të gjitha rrethanat dhe specifikën.”, u shpreh Nishani. Më tej Kreu i Shtetit sugjeroi se për këtë çështje do të ishte udhës edhe të bëhej një hetim parlamentar. “Do të kërkoja një hetim parlamentar dhe ky hetim do të ishte mjaft e udhës që të nxirrte në dritë të vërtetën, do të pastronte figurën e tij, ose do nxirrte në dritë krimet. Por Kushtetuta është strikt, duhet të zbatoj detyrën e Presidentit të Republikës. Por Presidenti ka të drejtën të adresojë problematikën”
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn