Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar humbjen e mbrëmshme të kombëtares serbe në përballje me Shqipërinë.
Vuçiq ndeshjen e mbrëmshme të futbollit, ka tentuar ta lidhë me zgjedhjet e sotme në Kosovë, në cilat siç thotë ai në komunat në veri ka pjesëmarrje të madhe të serbëve. Kjo sipas Vuçiqit ka shkaktuar “nervozizëm” në Kosovë.
“Kudo, deri në orën 10, pjesëmarrja ishte më e lartë në zonat serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj që Lista Serbe të fitojë, shpresoj që ata të jenë në gjendje të marrin përsëri në duart e tyre një pjesë të qeverisë”, u tha Vuçiq gazetarëve në Beograd, raporton Danas.
Sipas tij, shqiptarët nga të gjitha trevat – nga Tirana, përmes Prishtinës, në Preshevë dhe Bujanoc – “janë të dehur pas fitores së mbrëmshme” të ekipit të futbollit shqiptar ndaj Serbisë në Leskovc.
“Do të doja që sonte të ishte një festë pak më e rëndësishme në komunitetet serbe në Kosovë sesa ajo festë. Ashtu siç u gëzuan mbrëmë me flamurin shqiptar, në mënyrë që sonte për një çështje më të rëndësishme sesa shkelmimi i topit, njerëzit të gëzohen në komunitetet serbe”, tha Vuçiq.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...