Një punonjës civil në policinë e Dibrës u qëllua me armë zjarri nga kolegu i tij polic pas një sherri mes tyre.
Shtetasi Ardian Roçi me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër) mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spitalin e Peshkopisë.
Autori i dyshuar për ngjarjen është shtetasi Naim Muliu 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.
Ky i fundit duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi me shtetasin Ardian Roçi, dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka qëlluar me pistoletë këtë të fundit.
Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes u nis drejt Peshkopisë për ta percjellë drejt Tiranës për ndihmë të specializuar, por i plagosuri nuk ia doli duke ndërruar jetë në spital
Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, shkruan Ora.
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...