Një 43 vjeçar shqiptar është vrarë Toronto të Kanadasë.
Bëhet e ditur se viktima është Paulin Harusha, baba i dy fëmijëve.
Autoritetet kanadeze bëjnë të ditur se trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur brenda një automjeti në zonën e njohur si Victoria Park Avenue dhe Meadowacres Drive, pak para mesnatës së së shtunës.
Autorët e dyshuar raportohet se janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip SUV me ngjyrë të çelët, përpara se të mbërrinin oficerët e policisë.
Të dielen, në një deklaratë për media, inspektori i Policisë Jonathan Rose, bëri me dije se motivi i krimit mbetet ende i paqartë.
Ai shtoi se hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të ndihmojnë hetimet duke kontaktuar policinë, transmeton Klankosova.tv.
Familjarët dhe komuniteti shqiptar në Toronto janë tronditur nga ngjarja, ndërsa pritet që në ditët në vijim të dihet më shumë rreth këtij rasti.
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun