Vritet një i ri në Durrës, pas sherrit mes disa të rinjve

18:26 | 24 Janar 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku është vrarë një 32-vjeçar me iniciale J.B. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në lagjen nr.16, ku pas një konfikti të çastit, i riu është plagosur me armë zjarri. Edhe pse është dërguar me urgjencë në spital, ai sërish nuk u ka shpëtuar plagëve të marra, dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që Policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë qenë në vendngjarje në momentin e konfliktit, ndërkohë që ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes.

“Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”, ka bërë të ditur Policia e Shtetit.

Lajmet më të lexuara