Vritet në Amerikë Françesk Shkambi, kushëriri i Elvis Shkëmbit i cili ekzekutoi gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit .
Detaje të tjera janë bërë publike për ekzekutimin e shqiptarit 44-vjeçar Francesk Shkambi në Michigan, SHBA, gjatë mbrëmjes së së dielës. Sipas informacioneve, ai ishte i lidhur familjarisht me Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë, më 6 tetor.
Francesk Shkambi ishte personi që kishte nisur pak kohë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në mbështetje të Elvis dhe Gjon Shkambit. Në përshkrimin e nismës, ai ishte prezantuar si familjar, ndërsa donacionet kapën vlerën e mbi 8 mijë dollarëve, të destinuara për një “mbrojtje ligjore profesionale”.
Sipas mediave amerikane, ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në verandën e restorantit “Prime 7” në Commerce Township, ku Shkambi punonte si menaxher dhe bashkëpronar. Ai u gjet i plagosur rëndë dhe, megjithëse u transportua menjëherë në spital, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Rreth 20 minuta më vonë, një 65-vjeçar nga zona e Farmington Hills u paraqit vetë pranë policisë dhe u vu në pranga pa kundërshtim. Autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri 9 mm, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarje dhe që rezultonte e vjedhur.
Policia ka konfirmuar se mes viktimës dhe autorit kishte një përplasje të vazhdueshme, ndonëse motivi i saktë i konfliktit nuk është zbuluar ende.
Familjarë, kolegë dhe komuniteti lokal e kanë pritur me tronditje lajmin, duke e cilësuar Francesk Shkambin si njeri të qetë dhe punëtor. Restoranti ku ai ushtronte aktivitetin e tij ka njoftuar mbylljen e përkohshme pas ngjarjes tragjike./euronews.al
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër