Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së dielë në Michigan të SHBA-së pasi një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte.
Një i dyshuar është marrë në paraburgim për ngjarjen, e cilat ndodhën në orën 9:38 të mbrëmjes në Prime 7 Bar & Restaurant, 635 Cooley Lake Road, në Commerce Township.
Zyrtarët që mbërritën në vendngjarje identifikuan viktimën të shtrirë në një verandë jashtë restorantit. Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44 vjeç banues në Howell.
Mjekët që arritën në vendngjarje filluan trajtimin dhe ai u transportua në një spital lokal, ku më vonë ndërroi jetë, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e sherifit.
I dyshuari është një banor 65-vjeçar i Farmington Hills, i cili u dorëzua vetë. Ai u mbajt në Burgun e Qarkut Oakland.
Hetuesit gjithashtu gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila u raportua e vjedhur, sipas autoriteteve./tch
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...