Mamaja e Aldi Ramës , 21 vjeçarit që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale e cila ka postuar një foto të të birit, ndërsa në foton e profilit ka vendosur një shenjë zie.
Trupi i Aldi Ramës është dërguar në Durrës aty ku edhe jeton nëna e të riut.
Aldi Rama ndërroi jetë një ditë më parë në spitalin e Tramuës, pasi qëlloi veten me pistoletë në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, pas vrasjes së nënkomisarit. 21-vjeçari, jetonte në lagjen “Skenderbeg” të Lezhës, tek xhaxhai i tij pas divorcit të prindërve.
Aldi Rama, i rritur nga gjyshërit, pasi prindërit i kishte të divorcuar, ishte me precedent të mëparshëm penal. Në moshën 18-vjeçare kishte përfunduar në burg, pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisi, ndërkohë që ishte kallëzuar edhe nga e dashura e tij për dhunë fizike. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e së martës (28 shtator) në zonën e Ishull Lezhë, ku Aldi Rama qëlloi drejt nënkomisarit Saimir Hoxha baba i dy fëmijëve e ku mbeti i vdekur në krye të detyrës.
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova