Vrasjet në Shkodër dhe sulmi ndaj gazetares, Xhafaj presionon drejtuesit e policisë

22:10 | 2 Shtator 2018
Arditë Shkodra

Ministri Fatmir Xhafaj ka mbledhur në ambientet e Ministrisë së Brendshme drejtuesit e lartë të policisë së vendit duke u kërkuar atyre që të zgjidhin sa më parë ngjarjet e rënda, të ndodhura ditët e fundit.

Në veçanti fokusi i ka shkuar ngjarjes kriminale të ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë 30 vjeçari Arjan Ferracaku si dhe sulmit të armatosur në shtëpinë e prindërve të gazetares Lala, disa ditë më parë.

Në të dyja rastet, policia ende nuk ka gjetur ndonjë të dhënë që të mund t’i çojë ata drejt identifikimit të autorëve e më tutje arrestimit të tyre.

Ministri Xhafaj ka kërkuar nga drejtuesit e policisë intensifikimin e punës dhe gjetjen e fajtorëve, në të kundërt do të merren masa për përgjegjësit, deri në shkarkimin e tyre./Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale