Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku Besnik Pjetri ka vrarë ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjeter Përjakun.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku policia bën me dije se ngjarja ndodhi pas një konflikti, pas divorcit të Besnik Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku.
Menjëherë pas krimit autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa po bëhet krehja e zonës për kapjen e tij.
Ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes tyre, pasi autori kishte 6 vite i divorcuar me ish-gruan.
Mësohet se viktimat jetonin në Itali dhe ishin kthyer në Shqipëri vetëm një ditë më parë.
“Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.
Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”- njofton policia.
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...