Sot nisin zyrtarisht garat e Lojërave Olimpike Dimërore `Milano–Cortina 2026`, një nga ngjarjet më të mëdha sportive globale, të cilat për publikun kosovar do të transmetohen ekskluzivisht në Radiotelevizionin e Kosovës.
Dita e parë olimpike vjen me një program të pasur sportiv në ekranin e RTK-së. Transmetimet nisin nga ora 11:30 me disiplinën e lëshimit në skijim alpin për meshkuj. Më pas, nga ora 13:55 do të transmetohen kualifikimet në skijim në stil të lirë për meshkuj.
Programi vijon nga ora 17:00 me përmbledhjen e momenteve më të rëndësishme të ditës. Në mbrëmje, nga ora 19:30 do të transmetohen finalet e snoubordit Big Air për meshkuj, një nga disiplinat më atraktive dhe spektakolare. Dita e parë olimpike do të mbyllet me një tjetër edicion të përmbledhjeve të garave kryesore nga ora 23:00.
Në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026 marrin pjesë rreth 2.800 sportistë nga 92 shtete të botës. Kosova përfaqësohet nga dy skitarë: Drin Kokaj dhe Kiana Kryeziu, të cilët do të garojnë në disiplinat e tyre përkatëse.
Garat olimpike zhvillohen në disa qytete dhe qendra të Italisë, përfshirë Milanon, Cortina d’Ampezzo, Livignon, Bormion dhe Val di Fiemmen.
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...
Ulet çmimi i naftës për katër centë, benzina mbetet e njëjtë
Klodi feston ditëlindjen, Elijona i bën dedikim special
“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret
Podujevë, gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti