Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me 25 vite burg për të miturin Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçjas në një ngjarje të ndodhur në nëntor 2024 pranë shkollës “Fan Noli”.
Pretenca e prokurorisë përfshin veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave”.
Megjithatë, prokurorja Alma Felaj i ka lënë në vlerësimin e gjykatës dënimin përfundimtar, duke bërë me dije se duhet të merret parasysh Kodi Penal për të Mitur, konkretisht Neni 97.
Ky nen përcakton se dënimi për të miturit në këto rrethana nuk mund të kalojë 12 vite burgim. Kjo nënkupton se nëse Gjykata merr parasysh dispozitat e posaçme për të miturit (14-vjeçari mbahet në institucionin e posaçëm në Kavajë), autori i dyshuar mund të dënohet me më pak se gjysma e kërkesës fillestare, pra me 12 vite.
Sfondi i ngjarjes
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi vetëm disa metra larg ambienteve të shkollës. Konfrontimi mes adoleshentëve kishte nisur disa ditë para krimit. Konflikti vijoi sapo fëmijët lanë ambientin shkollor, duke kulmuar me vrasjen e Martin Canit. Edhe vetë autori i dyshuar, Përlleshaj, mbeti i plagosur nga përleshja.
Në seancën e ardhshme pritet të mbahen konkluzionet e mbrojtjes, si dhe do të paraqitet qëndrimi i palëve të dëmtuara./rtsh.al
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...