Nëna e Mark Antony Samsonit, 23-vjeçarit që vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, tashmë është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës.
Sipas asaj që raporton LaPresse, nëna e 23-vjeçarit filipinas kishte qenë e pranishme në shtëpi në momentin e krimit dhe kishte dëgjuar britmat e të resë që vinin nga dhoma e gjumit, ku ndodhi vrasja.
Me të hyrë në dhomë, ajo pa trupin e pajetë të vajzës dhe më pas ndihmoi djalin e saj të pastronte vendin e krimit.
Hetuesit, të cilët deri më tani i kishin bazuar hetimet në versionin e dhënë nga Samsoni, shprehën dyshime për mundësinë që i riu të kishte vepruar i vetëm. Kthesa erdhi në orët e fundit, kur hetimet u shtrinë edhe për nënën e 23-vjeçarit. Ajo është thirrur për t’u marrë në pyetje të hënën e 7 prillit në orën 14:00, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë takimit, i cili do të zhvillohet në prani të avokatëve të saj, ajo do të duhet të sqarojë rolin e saj në këtë ngjarje dhe të japë çdo detaj të dobishëm për hetimin. Akuza e hipotezuar ndaj saj është ajo e bashkëpunimit në fshehjen e kufomës.
Ndërkohë, Prokuroria e Romës ka autorizuar varrimin e Ilaria Sulës , e cili do të bëhet të hënën e 7 prillit, në vendlindjen e saj, Terni, në Umbria.
Vrasja e 22-vjeçares Ilaria Sula shkaktoi bujë dhe indinjatë të madhe mediatike. Sipas rrëfimit të Mark Antony Samson, krimi ndodhi në kulmin e një debati mes të dyve. Megjithatë, hetimet kanë nxjerrë në dritë elemente që kanë bërë që hetuesit të mendojnë se i riu nuk ka vepruar i vetëm, veçanërisht në drejtim të menaxhimit të vendit të ngjarjes.
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...