Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, me rastin e zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Turqi dhe rritjes së kërkesës për qarkullim, në bashkëpunim me Trafikun Urban, më 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjet në linjën 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas.
Sipas njoftimit, nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
Ky vendim është marrë për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve gjatë këtyre dy ditëve, për shkak të fluksit të shtuar si pasojë e ndeshjes Kosovë – Turqi.
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse