Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, kanë folur për mediat familjarët që ishin në gjyq me autorin.
Një prej familjarëve flet i përlotur duke thënë se ishin ndjerë të kërcënuar nga Shkambi. Ai më tej bën me dije se autori i ka kërcënuar me vrasje.
“Për këto kërcënime ka 12 muaj që ka folur në gjyq dhe ka thënë se do t’i mbys të gjithë. Ne personalisht, banorët kemi bërë denoncim në polici, ata nuk kanë marrë masa për ne. I kemi letrat që të gjithë me radhë kemi bërë denoncim se ka thënë Gjon Shkambi se do t’u minoj të gjithë. Ndihemi shumë të rënduar dhe një keqardhje të madhe që ka vdekur ditën e sotme, ka vdekur për ne, për burrni të vetën në radhë të parë e për ne. Ditën që do të bëhet varrimi do të shkojmë të gjithë si pallat,” përlotet banori.
Gjyqtari Astrit Kalaja pasditen e sotme u plagos për vdekje me armë gjatë një seance në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona, babë e bir të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Kalaja nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Autori i ngjarjes është arrestuar dhe ka pranuar fajësinë. Ai nuk ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë dëshmisë nuk ka shfaqur pendesë. Ai është shprehur se ishte i detyruar të kryente aktin sepse po humbiste gjyqin.
Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e p...
Censusi dimëror, rritet numri i shpendëve emigratorë në liqe...
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë
BE-ja diskuton për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-...
Nis takimi Kosovë–Serbi për jetësimin e komisionit për të pa...
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: Ligjërata mbi Gjykatën Spe...