Mëngjesi i së hënës do të vijojë me vranësira të dendura dhe reshje të izoluara në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë, por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin verior dhe verilindor duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.
Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al
Trumpi i quan aleatët e NATO-s “frikacakë” për mungesë mbësh...
Takimi në DASH, Vulaj kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dia...
Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...