Kur na ndajnë më pak se 24 orë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, deri sot ora 11:20 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur 180 144 zarfe me fletë votimi të votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ janë 227 097 zarfe të marra nga zgjedhësit, ndërsa në total janë 245 935 zarfe të dërguara. Janë 18 838 zarfe me fletë votimi ende të patërhequra nga votuesit.
Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 71 180, ndjekur më pas nga Greqia 44 315, më pas Gjermania. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 40 085 zarfe, Fieri 24 142, Durrës 18 973.
Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.
Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë./atsh
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...