Policia e Korçës vuri në pranga tre punëtorët të kompanisë së gazsjellësit TAP pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
U arrestuan një punëtor dhe dy roje të Shoqërisë Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike në kantierin e TAP-it, përkatësisht Sotir Ramo, 45 vjeç, banues në Mborje, (punëtor në TAP), Arben Lumani, 56 vjeç dhe Ardian Dinkallari, 48 vjeç, të dy banues në Korçë pasi kishin mbushur makinën me materiale të vjedhura në vendin e punës,
“Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Drenovë, shtetasve të mësipërm në mjetin me targa AA 589 AR, në pronësi të Sotir Ramos, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, mjete e materiale të ndryshme ndërtimi të cilat dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre i kanë vjedhur pranë kantierit të “Tap-it” ku ishin të punësuar”, bën me dije policia e Korçës.
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve