Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë ndaluar sot një mjet lundrues pasi dyshonin se do të ushtronte aktivitet të paligjshëm. Policia gjithashtu ka vënë në hetim pronarin e skafit me inicialet Dh.B 44 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Paraditen e sotme rreth orës 10:20, në grykëderdhjen e lumit Vjosë, është konstatuar në anë te detit një mjet lundrues tip skaf plastik, pa mbishkrime, me gjatësi 8 m dhe gjërësi 2.8 m, me një motor të markës “Yamaha”, në zotërim të shtetasit Dh.B., i cili ka rezultuar se ka ndryshuar vendndodhjen”.
Për shkak të pamundësisë së këqyrjes në vendin e ngjarjes, mjeti u shoqërua për në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese në SPKM Triport, Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprën penale (neni 25) “Ndryshimi ose falsifikimi i karakteristikave të mjetit lundrues” (neni 29, pika 1) “Zhvendosja ose përdorimi i mjetit pa autorizim” i ligjit nr.8663, datë 18.09.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT”, në ngarkim të shtetasit Dh.B.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...