Policia e Vlorës ka sekuestruar 46.7 kilogram lëndë narkotike, “Cannabis Sattiva”, teksa ka shpallur në kërkim poseduesin e saj.
Siç njoftimit të policisë, mësohet se është shpallur në kërkim shtetasin, Eraldo Danaj, 30 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë. Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi gjatë ndjekjes nga Policia në lagjen “29-Nëntori”, ky shtetas ka përfituar nga errësira dhe në njërën prej rrugicave pranë monumentit të Pavarësisë, ka braktisur mjetin, tip “Audi-A3” me targë: AA321GF.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit që i bënë automjetit, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 46 kg e 700 gr, të llojit “Cannabis”. Lënda narkotike në formë gjethe dhe boçe, ishte e mbështjellë në qese të zeza prej plasmasi.Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e autorit. /ATSH/
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...