Një 13-vjeçar mbeti i plagosur ditën e mërkurë (15 korrik) pasi u përplas nga një automjet i policisë bashkiake të Vlorës, teksa po kalonte në vijat e bardha.
Sipas informacioneve, mësohet se G. Haxhiaj, polic i Policisë Bashkiake të qytetit bregdetar, po qarkullonte në lagjen 28 Nëntori në momentin që ka përplasur të miturin.
Bëhet me dije se polici bashkiak ka qenë në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe në mosrespektim të tabelave për kufizim shpejtësie. I mituri ka marrë dëmtime serioze në trup dhe në kokë dhe është dërguar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë polici bashkiak G. Haxhiaj është arrestuar nga Policia e Vlorës./rtsh.al/
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...