Pandemia ka dëmtuar seriozisht bizneset në qytetin e Vlorës, pasi rreth 30% e tyre falimentuan apo zgjodhën të mos aktivizoheshin gjatë periudhës mars-qershor 2020, pavarësisht sezonit veror. Një tjetër faktor me ndikim negativ ka qenë barra e lartë e taksave vendore.
Kreu i Dhomës së Tregtisë për Vlorës, Arben Breshani thotë se për biznesin, kryesisht të vogël nevojitet një paketë e tretë ekonomike.
“Biznesi i vogël është ai biznes që goditet më teper sepse atje është edhe punësimi më i madh, se shumicën e rasteve është vetë punësim. Është shumë e domosdoshme një paketë e re qeveritare për ta minimizuar këtë goditje të fuqishme që merr biznesi”, shprehet Breshani.
Edhe tregu imoboliar qytetin bregdetar shënoi një rënie të ndjeshme.
“Kjo lloj pandemie e ka stepur edhe blerjen sepse njerëzit nuk duan të vijnë ta shikojnë fizikisht. Pandemia i ka stepur dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm kjo të rikuperohet”, shprehet Breshani.
Përfaqësuesit e lokaleve, bareve e restoranteve thonë se aktiviteti i tyre ka pësuar tkurrje pas vendimit të fundit për kufizimin e aktivitetit pas orës 22 në kuadër të masave për parandalimin e COVID-19./oranews.tv/
Mblidhet OVL e UÇK-së, fton shqiptarët të bashkohen në prote...
Lituania shpall “situatë emergjente” për shkak të balonave n...
Limaj i bindur: Do ta çajmë rrethimin dhe do të jemi në Kuve...
Haradinaj: Kosova nuk është duke mbajtur zgjedhje prej qejfi...
Papa Leoni XIV pret Zelenskyn – Vatikani jep detaje
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur