Sekuestrohet një sasi rekord prej 10 ton kanabis në fshatin Babicë. Lënda narkotike e paketuar dhe gati për t’u trafikuar është zbuluar në një magazinë në Babicë.
Sipas burimeve policore, aksioni po zhvillohej për arrestimin e Florian Habilajt dhe personave të tjerë që janë në kërkim, pasi dyshohet se fshihen në këtë zonë, ndërsa është zbuluar droga.
Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas takimit të një nate më parë dhe informacioneve nga SHISH e dosja e përgjimeve nga Italia. Nga operacioni janë shoqëruar disa persona, por nga policia e Vlorës nuk jepen detaje nëse është arrestuar ndonjëri nga 4 të kërkuarit nga Italia për trafikun e mbi 3.5 tonëve kanabis nga Shqipëria drejt vendit fqinj.
Operacionin e lajmëroi fillimisht në faqen e tij në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha, i cili publikoi edhe pamje sekuestrimi i drogës. “Ne Babice kapen 10 ton droge te klanit Rama – Tahiri! Sb qytetari dixhital denoncon!
“Mirëmbrëma doktorr Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë Në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie” shkruan Berisha.
Disa persona janë arrestuar nga policia në Vlorë nga super operacioni, por ende nuk dihet nëse në pranga ka rënë ndonjëri nga 4 të kërkuarit nga Italia.
Kanabisi u sekuestrua në banesën e Armand Koçerrit. Ky i fundit ishte në vëzhgim nga Italia dhe Shqipëria. Banesa e tij përdorej si magazinë për kanabisin e mbledhur nga të gjitha zonat pranë Babicës.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...