Një person i pajetë është gjetur sot në Vlorë, në anë të rrugës dhe policia bën me dije paraprakisht se ai është vetëhelmuar.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.J., 50 vjeç.
Informacion paraprak nga Policia:
Më datë 04.10.2017, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë e cila njofton se në anë të rrugës, kur shkon për në plazhin e Zvërnecit gjendet një shtetas pa jetë. Policia dhe Ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku edhe kanë konstatuar se : Në anë të rrugës, në hyrje të plazhit të Zvërnecit gjendet i pajetë shtetasi A.J., 50 vjeç. Dyshohet se shtetasi të jetë vetëhëlmuar. Po punohet për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanve të kësaj ngjarje.
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...