Një tjetër specie e rrezikshme bie në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës.
Bëhet fjalë për Peshkaqenin Dhelpër i cili ka rënë këtë të martë në rrjetat e peshkatarëve. Peshkaqeni i rënë në rrjetat e peshkatarëve është afro 3 metra i gjatë dhe peshon mbi 50 kg. Kjo specie nuk haset shpesh në brigjet shqiptare.
Vitet e fundit ka qenë vizitor i shpeshtë i tyre për shkak të ngrohjes globale. Nuk është një specie tradicionale për vendin tonë por vijnë në vend për shkak të ngrohtësisë së bregdetit. Karakteristikë e veçantë e tij është bishti, tipar dallues për këtë grabitqarë gjithashtu është edhe turiri i tij, të cilin i ngjason dhelprës në pyll.
E ka marr emrin Dhelpër për shkak të mënyrës sesi lëvizë në det. Ai bënë dredha në det për të lëvizur duke hutuar prenë dhe grabitqarët e tjerë që mundohen ta sulmojnë shpesh herë.
Dredhat i bënë me anën e bishtit dhe shpesh herë prenë e tij për ta trullosur e godet dhe me bisht. Hyjnë në familjen e peshkaqenëve të rrezikshëm, ku shpesh herë dallohet edhe për sulmet ndaj grabitqarëve më të mëdhenj se ai./tch
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...