Qarku i Vlorës është përfshirë këtë pasdite nga stuhi të fuqishme shiu, të shoqëruara me rrebeshe intensive.
Situata ka qenë më problematike në aksin rrugor Vlorë–Fier, në zonën e Novoselës, ku një rrebesh i fortë shiu ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Si pasojë e reshjeve të dendura, drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me kujdes të shtuar, ndërsa në disa segmente të rrugës janë krijuar grumbullime uji.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal deri në përmirësimin e kushteve atmosferike./euronews.al
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit