Kur kanë kaluar 3 ditë nga përmbytjet në qytetin e Vlorës, problematikat po dalin në sipërfaqe. Me qindra familje vlonjate janë prekur nga përmbytjet, duke i kthyer shtëpitë të pabanueshme.
Në terren kanë dalë inspektorët për të vlerësuar dëmet e shkaktuara, por sërish ky proces është shumë i ngadaltë theksojnë banorët. Ata ende nuk kanë trokitur në shumicën e shtëpive të dëmtuara.
Me dhjetëra banesa janë të dëmtuara. Orenditë shtëpiake kanë dalë jashtë funksioni, ndërsa lagështia është prezente kudo. Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi prej 72 orësh janë në qiell të hapur.
Ndërkohë, në ambientet publike të qytetit, ende nuk ka asnjë nismë nga bashkia për të kryer një aksion pastrimi. Shumica e rrugëve janë të mbuluara nga balta dhe mbeturinat që lanë pas përmbytjet./euronews
Konfirmohet turbekulozi te lopët në një fermë në Viti
Muharrem Sahiti ka pasur kontakte me familjen e Erblin Osman...
“Do bëjmë çmos ta fitojmë ndeshjen” – Foda...
Foda optimist: Kemi treguar se mund të fitojmë edhe jashtë
QKUK konfirmon vdekjen e të dyshuarës për vrasjen e dyfishtë...
Raportohet se ka vdekur edhe e dyshuara për vrasjen e dyfish...