Në ditët e fundit të detyrës të saj si ambasadore e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin priti në një takim një përfaqësi të “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, “Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit” dhe shoqërisë civile.
Çështja e Teatrit Kombëtar dhe qëndrimi i tyre për rikonstruksionin e tij ishte një nga temat e diskutimit.
Pas dy orësh bisedime artistët dolën me premtimin se kjo çështje po ndiqet me kujdes nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Tiranë veçanërisht nëse ka shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” i bëri thirrje edhe një herë Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të mos e dekretojë ligjin që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar për ndërtimin e një të reje./Tv Klan/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër