Dy persona janë shpallur në kërkim pasi kanë arritur t’i vjedhin makinën një qytetari duke u prezantuar si punonjës policie.
Ngjarja është shënuar në rrugën “Llazi Miho” të Tiranës.
Policia ka arritur të identifikojë njërin dhe e ka shpallur në kërkim ndërsa po punohet për identifikimin e tjetrit.
“Më datë 04.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Y. B, 35-vjeç, sepse më datë 03.11.2021, në rrugën ‘Llazi Miho’, në bashkëpunim me persona të tjerë (punohet për identifikimin e tyre), duke u prezantuar si punonjës policie, i kanë marrë çelësin e mjetit shtetasve M. C. dhe G. C. (vëllezër) dhe më pas janë larguar bashkë me mjetin. Po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /Ora News/
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje