Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot momente të vizitës së presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në Tiranë.
Ai u nderua në një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në Pallatin e Brigadave dhe më pas zhvilloi një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.
Në kuadër të kësaj vizite u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, konkretisht:
– Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.
– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd” Sulltan Al Jaber.
Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e kryeministrit Rama dhe presidentit të EBA, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Presidenti Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan u largua nga vendi ynë rreth orës 18:00./atsh
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...