Vendi ynë është rrethuar nga virusi britanik, një nga mutacionet e Covid 19-tës. Në Kosovë, Mal të zi dhe Greqi janë zbuluar raste të prekurish.
Artan Simaku, Mjek Epidemiolog: Edhe Shqipëria nuk përjashtohet nag qarkullimi i këtij varianti të ri, por deri tani nuk ka asnjë rast të prekur më këtë virus. Kjo, nga analizat e kryera ne ISHP nuk janë evidentuar shtame të dyshuara me variantin e ri britanik.
Vetëm në 3 ditët e fundit kemi 30 të vdekur dhe mbi 2700 të infektuar.
Artan Simaku, Mjek Epidemiolog: Kjo rritje është parashikuar që në dhjetor, për shkak të festave dhe grumbullimeve familjare që u bënë gjatë një periudhe festash 10 ditore.
Nisja e vaksinimit në vend ka bërë që qytetarët të neglizhojnë respektimin e masave anticovid.
Artan Simaku, Mjek Epidemiolog: Nuk duhet të relaksohemi, pavarësisht se ka nisur vaksinimi. Edhe personat që e kryejnë duhet ta mbajnë maskën. Asgjë nuk ndryshon derisa sa të arrihet imuniteti i tufës, dhe të vaksinohet mbi 60 përqind e popullatës.
Nëse më parë infektoheshin moshat e mëdha, tani janë të rinjtë që po preken në masë nga virusi.
Artan Simaku, Mjek Epidemiolog: Mosha është ulur nga 25 deri në 44 për shkak të mosrespektimit të masave. Por ka gjithashtu edhe persona të papërgjegjshëm, që megjithëse rezultojnë pozitivë dalin nga shtëpia, nuk izolohen e karantinohen, po ashtu edhe familjarët dalin duke kryer shkelje që dënohen nga ligji./TCH
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...