Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike në disa zona kryesisht në zonën veriore dhe verilindore të vendit. Në Majën e Rrunës terreni mjaft i vështirë dhe era e fortë vijon të mbajë aktive vatrat e zjarreve në lakun e Thive dhe të Mollave. Ndonëse në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, punonjës të pyjores dhe të komunitetit, zjarri nuk është shuar ende. Pritet që të bëhet ndërhyrja nga ajri pasi situata paraqitet e vështirë.
Edhe në qarkun e Lezhës situata e zjarreve paraqitet problematike veçanërisht në njësinë administrative të Kolshit. Deri më tani në këtë zonë sipërfaqja e përshkuar nga zjarri është mbi 30 hektarë, nga të cilat 15 hektarë me shkurre dhe pemë janë djegur plotësisht. Më e përmirësuar duket situata e zjarreve në fshatin Thirrë të bashkisë Mirditë. Këtu zjarri ka përshkuar një sipërfaqe rreth 220 hektarë nga të cilat janë djegur 140 hektarë pyje me ahe, dushqe dhe pishë./lapsi.al/
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...