Pas Vlorës, kryeministri Rama nisi sot një takim me studentët e Fakultetin e Arkitekturës në Tiranë.
Ashtu siç pritej edhe në ketë takim Rama u prit me kundërshti nga studentët, ndërsa raportohet se një pjesë e tyre kanë mbetur jashtë pasi janë mbyllur dyert.
“Së pari, administratori nuk vendos as për buxhetin dhe as se si ndahet dhe as se si bëhet buxheti transparent.
Buxhetet në bazë të ligjit, fillojnë diskutohen nga departamentet, pastaj vazhdojnë me fakultetet, pastaj shkojnë tek rektorati dhe senati. Ka një senat ku studentët janë të përfaqësuar.
Senati duhet të adresonte gjithë ato që u përmendën këtu. Nuk ka funksionuar si i tillë. Për sa i përket tarifave, edhe unë do të kisha bërë si ju. Çdo student ka të drejtë të di se sa duhet të paguaj dhe nëse ka një tarifë të re, si ajo e mbetjeve, ka një tarifë të re. Ajo VKM-ja e famshme e miratuar që në maj dhe që ju nuk e dinit.
Nuk mund të thuash që autonominë e dua, por kur vjen puna tek përgjegjësia, thonë shkoni tek ministria. Dhe çfarë gjëje duhet të bëni ju, se qofte tek daja nuk ka ky sistem që kemi zgjedhur. Secili nuk duhet të çojë kërkesa si tek amazon.com.
Mos bëni atë që bënë disa nga miqtë tuaj dhe lanë kokrrën e namit tek publiku. Po flas për komunikimin dhe dialogun”, u shpreh Rama.
Nesër mbahet mbledhja solemne e Qeverisë për 28-vjetorin e E...
Joao Pedro vendimtar – Chelsea me fitore në udhetim tek Asto...
Arsenal bën një hap të madh drejt titullit kampion – Man Cit...
“Këtu përfundon komunikimi ynë”, Hamza jep detaje nga takimi...
ShBA-ja thotë se Spanja është pajtuar që të bashkëpunojë me ...
Payne vendimtar – Trepça shënon fitore në sekondat e fundit ...