Prej pesë ditësh tashmë vijon në Malin e Thatë beteja me flakët, të cilat nga mbrëmja e djeshme janë kthyer në rrezik për Parkun Kombëtar të Prespës.
Mësohet se në terren janë duke punuar për për izolimin e flakëve 60 forca, 30 prej të cilëve nga Forcat e Armatosura.
Burime zyrtare thanë se me gjithë ndërhyrjen e 3 helikopterëve, dy të palës maqedonase dhe Cougar i Ministrisë së Mbrojtjes, edhe mëngjesin e sotëm vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive.
Shkak për këtë janë edhe temperaturat e larta që favorizojnë përhapjen e flakëve në kullota e bimësi të ulët.
Sipas të njëjtave burime punonjësit që po merren me shuarjen e flakëve janë të ndarë në 3 grupe me qëllim izolimin e flakëve para se të depërtojnë në sipërfaqet me ah, që i përket zonës tonë të mbrojtur.
Ajo çfarë e bën tejet të vështirë punën e punonjësve të shërbimit zjarrfikës, të ushtrisë, policisë, zonave të mbrojtura dhe emergjencave civile është terreni tejet i thyer malor duke mos lejuar mjetet zjarrfikëse të shkojnë deri në afërsi të vatrave të zjarrit.
Ndërkohë, pritet që edhe ditën e sotme të ketë operacion me helikopter nga ajri./a2cnn
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...