Qyteti bregdetar i Vlorës po përgatitet për nisjen e sezonin turistik, ndërkohë që paralelisht vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, nismë që i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale, pamje nga një tjetër ndërhyrje e forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Vlorë.
“Vijojmë pa pushim, lirojmë hapësirat publike”, tha Rama, ndërsa ndau pamje nga prishja e godinave të ndërtuara pa leje.
Për t’i paraprirë një sezoni të suksesshëm turistik, bashkia e Vlorës është angazhuar edhe për rikualifikimin urban të hapësirave të liruara dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet.
Nisma për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.
E nisur në muajin korrik 2025, ajo është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.
Shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 20 362 raste të denoncuara, nga të cilat janë zgjidhur 15 808 raste, ndërsa 4 554 të tjera janë në proces shqyrtimi.
Nga ana tjetër, qeveria ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato./atsh.al
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...
Kurti pret drejtoren e NATO-s për Operacione, flasin për for...
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë t...
Dimal Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë–...