Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi bëri të ditur se vijojnë prej orësh përpjekjet nga toka dhe ajri për të shuar flakët në të vetmen vatër që është në të gjithë territorin e vendit, atë në malin e Çikës.
Peleshi thekson se falë reagimit të shpejtë janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet të ndryshme të vendit.
“Zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës. Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës”, shprehet ai në një postim në rrjetet sociale.
Peleshi ka shprehur mirënjohje për Forcat e Armatosura dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile që u përgjigj në kohë.
“Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falënderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë. Një thirrje për të gjithë qytetarët: Ruani mjedisin, ruani veten dhe të tjerët, duke bërë kujdes me ndezjen e zjarreve! Zjarrvënia e qëllimshme dënohet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë”, shprehet ai./arbresh.info/

Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme