Në kuadër të operacionit të koduar “Navi”, Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin I. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas më datë 19 janar 2017, rreth orës 20:30, ka tentuar të vjedhë navigatorin e automjetit tip “Mercedezs Benz”, por është pikasur nga pronari i automjetit shtetasi A. K., të cilin e ka goditur me mjete të forta. Menjëherë pas lajmërimit tek numri i emergjencave 112, kanë shkuar Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 1, të cilët kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të Ingrit Zeqo, ku me vete i janë gjetur tre kaçavida dhe një palë doreza.
Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të shtetasit të lartë përmendur A. P., 25 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri–tjetrin vidhnin sensor, navigatorë, pasqyra dhe aksesorë të tjerë automjetesh, të parkuara në zona të ndryshme të Tiranës.
Aksesorët e automjeteve të vjedhura, shtetasit e lartë përmendur ia shisnin shtetasit O. Ç, 33 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është arrestuar në flagrancë, pasi në servisin e tij në zonën e “Brakës”, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 navigatorë automjetesh të modelit “Mercedes Benz”; 29 copë pjesë kroskoti (skatulla), automjetesh të modelit “Mercedes Benz”; 18 skatulla pasqyrash pa xham, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”; 11 pasqyra, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”; 2 timona me airberg, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”; 11 stopa, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”; 3 fenerë, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”; 9 sensorë parkimi, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”; 3 motor pasyrash, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”. Aksesorët e lartë përmendur dyshohet se janë nga automjetet e vjedhura nga shtetasit I. Z. dhe A. P., të cilët dyshohen të jenë autor të disa vjedhjeve në zona të ndryshme të Tiranës.
Më konkretisht në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 1
Më datë 27 mars 2016, në rrugën “Hodo Beg”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit D. K. Më datë 12 maj 2016, në rrugën “Drago Siliqi”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. K.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 2.
Më datë 8 dhjetor 2016, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vjedhur 2 pasqyra, sistemin airbag dhe navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit K. P. Më datë 18 janar 2017, në rrugën “Margarita Tutulani”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit M. A. Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 3.
Më datë 20 dhejtor 2016, në rrugën e “Bogdanëve”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit V. H. Më datë 15 dhjetor 2016, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, kanë vjedhur 2 pasqyra, sistemin airbag dhe navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit T. K.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4
Më datë 4 janar 2016, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, kanë vjedhur navigatorin, televizorin dhe bllokun e komandimit të kondicionerit të automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit B. K. Më datë 19 dhjetor 2016, në rrugën “Muhamet Deliu”, kanë vjedhur pasqyrat e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. P.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6
Më datë 07.01.2017, në rrugën “Loni Ligori”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. B.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhje”, në ngarkim të shtetasit I. Z., dhe për veprat penale “Përvetësim të sendeve të vjedhura” dhe “Fshehje e të ardhurave”, në ngarkim të shtetasit O.Ç.
Artmotion permbylle vitin me SUPER DUON!
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...