Paraditen e kësaj të mërkure, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë dy gjyqtarë, Dritan Hallunajn e Krimeve të Rënda dhe Brunilda Kadin e Gjykatës së Tiranës.
Procesi dëgjimor ndaj Dritan Hallunajt u zhvillua një ditë më parë, aty ku ai ishte i pranishëm pa avokat mbrojtës. ILDKPKI-ja në raportin e saj thoshte se deklarimi i pasurive të gjyqtarit të Krimeve të Rënda është i saktë, i justifikuar dhe nuk ka fshehje pasurie.

Edhe për gjyqtaren Brunilda Kadi, seanca dëgjimore për të cilën u zhvillua të hënën, raporti i ILDKPKI-së rezultonte i pastër, pa fshehje pasurie apo deklarim të rremë.
Por, për gjyqtaren e Tiranës, KPK-ja vendosi edhe transferimin e çështjes civile me numër 9821, të datës 23 maj 2017, pranë organit kompetent që mund të përbëjë shkelje disiplinore.
Kjo është çështje e gjykuar nga gjyqtarja Kadi, për të cilën një shtetas spanjoll është ankuar pse i ka shkuar njoftimi në shqip dhe jo në spanjisht, në një kohë që ai ka qenë i pranishëm në gjykim dhe ishte në dijeni se kur ishte data e radhës e procesit./top channel
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli