Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka publikuar të gjitha urdhrat e qeverisë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në vend, pas konfirmimit të dy rasteve të para.
Ministrja Ogerta Manastirliu ka urdhëruar:
1- Mbylljen e të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike në vend për një periudhë dy javore.
2- Janë mbyllur aktivitetet publike dhe jopublike. Anulohen grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura. Përfshirë këtu: Aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca deri më 3 prill.
3- Është urdhëruar kufizimi i lëvizjes së shoqëruesve ose familjarëve të pacientëve nëpër spitale. Një gjë e tillë do të lejohet vetëm kur janë pajisur me lejen e drejtorive të spitaleve
4- Është urdhëruar vetëkarantinimi i të gjithë personave që hyjnë nga zonat e prekura të Italisë në Shqipëri. Moszbatimi i këtij urdhri do të jetë i dënueshëm me gjobë.

“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën
Atentati në Lezhë, zbardhet dëshmia e policit: Isha aty rast...