Në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë, në kuadër të Komandës së Logjistikës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është realizuar kursi “Combat Life Saver”.
Ky kurs, siç thuhet përmes një postimi në Facebook, ka për qëllim përgatitjen e personelit ushtarak me njohuri dhe shkathtësi bazike dhe të avancuara mjekësore, për të ofruar kujdes urgjent dhe efektiv në fushëbetejë, bazuar në standardet e NATO-s, përcjell Klankosova.tv.
“Ky trajnim synon rritjen e mbijetesës së të plagosurve përmes menaxhimit të traumave, kontrollit të gjakderdhjes, ruajtjes së rrugëve të frymëmarrjes, stabilizimit të gjendjes së pacientit dhe përgatitjes për evakuim mjekësor, duke siguruar ndërhyrje të koordinuar dhe të standardizuar sipas protokolleve taktike të kujdesit para-spitalor”, shkruhet mes tjerash në postimin e FSK-së.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...