Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu inspektoi sot zonën e Mifolit në Vlorë, për të parë nga afër masat që janë marrë për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut.
Vengu theksoi se ka një angazhim maksimal të aparatit të mbrojtjes civile në monitorimin e situatës në mbarë basenin e Vjosës dhe posaçërisht në Mifol të Vlorës.
Sipas tij, “në zonë mbeten të stacionuara Qendra Operacionale Lëvizëse e Agjencisë Kombëtare e Mbrojtjes Civile, si dhe efektivët e Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse, në mbështetje të strukturave vendore”.
Lumi Vjosa po mbahet nën monitorim pasi rrezikon të dalë nga shtrati si rezultat i reshjeve të dendura të shiut.
Reshjet e shiut nuk kanë pushuar ende dhe situata vijon të jetë kritike, pasi edhe në orët në vijim pritet të ketë reshje në gjirin e Vlorës si edhe në jug të vendit.
Autoritetet kanë njoftuar të gjithë banorët dhe bizneset përgjatë vijës së lumit që të tregohen të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në gatishmëri për çdo zhvillim të mundshëm.
Deri tani niveli i ujit në lumë ka arritur gjashtë metra, ndërkohë që pika kritike është 6,8 metra.
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...