Anija shqiptare “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, finalizoi operacionin e kërkim-shpëtimit (SAR), duke u shkuar në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre 2 fëmijë.
Lajmi u dha nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili shprehet se ky është “një tjetër operacion i suksesshëm nga djemtë dhe vajzat tona të Forcës Detare”.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojat Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë, dhe përfundoi pa asnjë incident.
Ky është operacioni i katërt SAR i kryer nga Forca Detare shqiptare në Egje gjatë vitit 2025, me 111 jetë të shpëtuara.
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...